Superiorja i lë vendin Kupës së Shqipërisë, ja kur luhen duelet e kthimit të fazës çerekfinale

Superiorja i lë vendin Kupës së Shqipërisë, ja kur luhen duelet e kthimit të fazës çerekfinale

20:43, 02/03/2024

Superiorja uli siparin e javës së 26-të ditën e sotme, duke i lënë radhën Kupës së Shqipërisë, ku në datat 5 dhe 6 mars janë planifikuar të zhvillohen duelet e kthimit të fazës çerekfinale. 

Fillimisht të martën e 5 marsit do të zbresin në fushë Egnatia dhe Laçi. Sfida merr jetë në orën 13:30, teksa ndeshja e parë në Laç kujtojmë se u fitua 0 me 1 nga rrogozhinasit. Më pas, në orën 17:00 te “Arena e Demave”, Partizani pret Kukësin që e mposhti 0 me 1 në Kukës.  

Ndërkohë në datën 6 mars janë planifikuar të luhen edhe 2 duelet e tjera çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.  

Tirana dhe Teuta diskutojnë kualifikimin në shtëpi, në duelin që starton prej orës 13:30. Ndeshja e parë mes tyre përfundoi barazim 0 me 0.  

Ndërkohë Vllaznia dhe Erzeni mbyllin raundin çerekfinal. Kujtojmë se ndeshjen e parë e fituan shijakasit në Rrogozhinë me rezultatin 1 me 0. Gjithçka do vuloset në “Loro Boriçi”. 

Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë: 

5 mars 

Ora 13:30, Egnatia – Laçi (1-0) 

Ora 17:00, Partizani – Kukësi (1-0) 

6 mars 

Ora 13:30, Tirana – Teuta (0-0) 

Ora 17:00, Vllaznia – Erzeni (0-1) 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco