Shënojnë Lukaku dhe Dybala, Roma triumfon në transfertën me Monzën

Shënojnë Lukaku dhe Dybala, Roma triumfon në transfertën me Monzën

20:27, 02/03/2024

Roma ka fituar në transfertën me Monzën. Verdhekuqtë kanë triumfuar me shifrat 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serinë A.

Dueli u zhbllokua në minutën e 38′ nga Pellegrini dhe në të 42′, Lukaku dyfishoi rezultatin. Kështu u mbyll pjesa e parë.

Ndërsa në të dytën për skuadrën e De Rosit shënuan Dybala në të 63′ dhe Paredes në minutën e 82-të. Goli i vetëm për Monzën u realizua në të 87-ën.

Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 47 pikëve dhe ngjitet në vendin e 5-të ndërsa Monza pozicionohet në vendin e 11-të.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco