'Futbolli është lojë gabimesh', Fagu flet pas humbjes: Vllaznia dominoi lojën sepse e lejuam ne

'Futbolli është lojë gabimesh', Fagu flet pas humbjes: Vllaznia dominoi lojën sepse e lejuam ne

19:58, 02/03/2024

 

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu foli pas humbjes kundër Vllaznisë në ”Loro Boriçi”.

“Është një problem që e konstatuam, ishin gabime individuale ndoshta presioni i tepërt, për këtë na vjen më keq, Vllaznia dominoi se e lejuam ne, kjo ishte e vetmja gjë. Ndryshuam vendosjen taktike në pjesën e dytë ishim më ofensivë, por Vllaznia kishte rezultatin në favor.

Patrik është lojtar i rëndësishëm i skuadrës por kjo është zgjidhje e thjesht taktike dhe asgjë më tepër. Futbolli është lojë gabimesh dhe ata që bëjnë më pak gabime fitojnë ndeshjen, ne na vjen keq që i bëjmë të tilla, por do ti rregullojmë në të ardhmen, është thjeshtë çështje besimi. Kampionati ka akoma ndeshje, për ne është e rëndësishme të rikthehemi kjo Tirana e pjesës së dytë me besim. Najdovski nuk është akoma gati pas një vizite tjetër mjekësore që bëri”, tha Fagu për “MCN TV”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco