Armando Broja njësoj si Romelu Lukaku

Armando Broja njësoj si Romelu Lukaku

18:01, 01/03/2024

Armando Broja i ka dhënë lamtumirën Chelseat në janar për t’u huazuar te Fulhami.

Për sulmuesin shqiptar, duket se ditët e tij te blutë e Londrës kanë përfunduar.

Sipas mediave britanike, emri i sulmuesit është në listën e lojtarëve që do të largohen gjatë merkatos së verës, sido që të paraqiten në muajt në vijim të këtij sezoni.

Arsyeja është se Chelsea kërkon të rregullojë bilancet financiare dhe në këtë mënyrë, i duhen të ardhura që sigurohen vetëm nga shitja e futbollistëve.

Sipas “The Telegraph”, emri i Brojës është në listën prej 7 futbollistësh që klubi ka projektuar si emrat që duhen sakrifikuar për të përmirësuar situatën e bilanceve financiare, pas një viti ku kanë bërë shpenzime të çmendura.

Përkrah sulmuesit shqiptar janë edhe Ljuis Hall, Mark Kukureja, Ian Matsen, Trevoh Shalobah, Romelu Lukaku dhe Konor Galager të cilët janë gjithashtu emra të cilët do t’i japin lamtumirën përfundimisht në verë klubit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco