Arrestohet në Dubai ish-sulmuesi i Holandës

Arrestohet në Dubai ish-sulmuesi i Holandës

17:21, 01/03/2024

Quincy Promes është arrestuar në Dubai. Sulmuesi holandez, aktualisht pjesë e Spartakut të Moskës në Rusi, u dënua me 6 vite burg për trafikim droge.

32-vjeçari, autor i 50 ndeshjeve dhe 7 golave me kombëtaren tulipane, u akuzua nga prokuroria e Amsterdamit për përfshirjen në trafikimin e më shumë se një ton kokaine nga porti belg i Antuerpit.

Promes, për të cilin ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, ishte në fazë përgatitore me Spartakun në qytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Dhe gjatë tentativës për t’u rikthyer bashkë me shokët e skuadrës në Moskë atij iu vunë prangat në aeroportin e Dubait.

Nëse arrin të kthehet, futbollisti mund të shmangë burgun, pasi vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk kanë marrëveshje ekstradimi me Rusinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco