Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vendimet/ Disiplina përjashton 8 tifozë nga stadiumet, e pëson edhe një femër

Vendimet/ Disiplina përjashton 8 tifozë nga stadiumet, e pëson edhe një femër

15:13, 01/03/2024

 

Komisioni i Disiplinës ka vendosur t’u ndalojë hyrjen në stadium për një periudhë të pacaktuar 8 tifozëve. Ndërkohë, Alban Hoxha, është pezulluar me 5 ndeshje.

Vendimi për zyrtarin e klubit të Egnatias është marrë për shkak të sjelljeve josportive ndaj zyrtarëve të takimit ndaj Teutës.

VENDIMET E DISIPLINËS

  • Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:
  1. Florian Mehdi Karaj
  2. Klodian Selim Stafuka
  3. Flogerta Abdulla Liçi
  4. Aurel Hysni Balla
  5. Kristian Alket Abazi
  6. Rebato Mrishaj
  7. Xhevahir Granit Ramo
  8. Orgest Edmond Muja
  • Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
  • Prestige MFC, për mos marrjen e masave për përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes, në bazë të neneve 17/1/b dhe 17/1/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.
  • Lojtari i Prestige MFC, Kliton Kodhelaj, për sulm fizik ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • KF Tepelena, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Tretë, kundër KF Albpetrol, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  • Zyrtari i KF Tepelena, Ilir Selimi, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  • Zyrtari i KF Egnatia, Alban Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  • Pranimin e kërkesës së KS Besëlidhja për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin David Marku në zbatim të nenit 75 të KDE.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco