Drejtoria Teknike e FSHF-së prezanton programin stërvitor për Shoqatat Rajonale

Drejtoria Teknike e FSHF-së prezanton programin stërvitor për Shoqatat Rajonale

15:05, 01/03/2024

 

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka organizuar mbledhjen e radhës me Drejtorët Teknikë të Shoqatave Rajonale në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, Përgjegjësi i futbollit të fëmijëve në FSHF, Andi Zëre, tetë Drejtorët Teknikë të Shoqatave Rajonale, si edhe Doktori Dritan Todhe.

Drejtori Fulvio Pea u ka prezantuar të pranishmëve programin stërvitor që duhet ndjekur në Qendrat Rajonale për muajt në vazhdim, ku janë demostruar me anë të videove ushtrimet teknike dhe taktike individuale.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për punën individuale me portierët dhe është prezantuar edhe një program i veçantë që duhet ndjekur në Qendrat Rajonale.

Doktori Dritan Todhe, u bëri me dije Drejtorëve Teknikë të Shoqatave Rajonale që çdo lojtarë duhet t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, duke i dhënë një rëndësi të madhe shëndetit të futbollistëve.

Deri tani puna me talentët kuqezi në Qendrat Rajonale po ecën shumë mirë dhe një përmirësim i dukshëm dallohet edhe te stërvitjet që futbollistët kryejnë me trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave, në kuadër të projektit “Step by Step”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco