Merr fund karriera e Paul Pogba, francezi pezullohet 4 vite pasi përdori doping

Merr fund karriera e Paul Pogba, francezi pezullohet 4 vite pasi përdori doping

14:02, 29/02/2024

Tashmë është zyrtare!

Pol Pogba është përjashtuar nga futbolli për 4 vite. Lajmin e dha gazetari i njohur Fabrizio Romano i cili me anë të një postimi tregoi vendimin për futbollistin francez.

Sipas Romanos, gjykata ka vendosur të përjashtojë Pogban për 4 vite, pasi lojtari ka përdorur doping.

Mesfushori i Juventusit u gjet pozitiv për përdorimin e substancave të ndaluara në një test pas ndeshjes Udinese-Juventus më 20 gusht dhe më pas u pezullua si masë paraprake.

Në testet e fundit që i janë bërë 30-vjeçarit me skuadrën e Juventusit, ai rezulton pozitiv me doping dhe për këtë i është ndaluar aktiviteti në çdo sport.

Mesfushori francez (aktualisht 30 vjeç), që nuk është aktivizuar që nga 20 gushti, tashmë rrezikon të mbyllë përfundimisht karrierën e tij si futbollit.

Dënimi mund të apelohet në CAS.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco