Rikonstruksioni i 'San Siros', kompania WeBuild prezanton planin e punimeve

Rikonstruksioni i 'San Siros', kompania WeBuild prezanton planin e punimeve

12:41, 29/02/2024

 

Në Milano çështja e stadiumit vijon të jetë e rëndësishme. Së fundi kompania që ka paraqitur planin për rinovimin e stadiumit, WeBuild, ka prezantuar edhe disa detaje për mënyrën se di do të kryhen punimet, në mënyrë që Milani dhe Interi të vijojnë të luajnë në “San Siro”.

Ideja e kompanisë është që të punojë për rinovimin e stadiumit në periudhën qershor-Gusht, për të kryer volumin më të madh të punës në një kohë kur asnjë prej skuadrave milaneze nuk ka të planifikuara ndeshje.

Pjesa tjetër e punimeve, që lidhet me anën e jashtme të stadiumit mitik, mund të kryhen në çdo kohë, pasi nuk pengojnë skuadrat që të luajnë rregullisht në fushë.

Plani i WeBuild është që të përfundojë punimet për dy vite e gjysmë, teksa krahas shumë punimeve, është parashikuar edhe krijimi i një zone VIP, për të krijuar komoditete për tifozerinë e luksit, që cila është gati të paguajë çmime të kripura.

Për këtë plan ka tre ide, që do të studiohen bashkë me klubet, me këto të fundit që pritet të prezantojnë edhe një listë me kërkesat e tyre mbi atë çfarë presin nga stadiumi i ri.

E në të njëjtën kohë, kushti i panegociueshëm i Interit dhe Milanit, është që ato të bëhen pronare të stadiumit “San Siro”, ndaj bashkia e Milanos duhet të veprojë me shpejtësi, pasi koha nuk pret dhe rrezikon që dy klubet historike të shtegtojnë drejt bashkive periferike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco