Mediat vlerësojnë legjionarët kuqezi: Asllani me personalitet, Gjimshiti agresiv!

Mediat vlerësojnë legjionarët kuqezi: Asllani me personalitet, Gjimshiti agresiv!

10:16, 29/02/2024

Inter hodhi një hap të madh drejt titullit numër 20 në Serie A, teksa mposhti në San Siro, Atalantën me shifrat 4-0. Pjesë e ndeshjes ishin edhe dy futbollistët e kombëtares, Kristjan Asllani për Interin dhe Berat Gjimishiti te Atalanta.

Të dy lojtarët kuqezinj ishin pjesë e lojës nga minuta e parë deri në të fundit duke u aktivizuar për të gjithë ndeshjen. Në notat e Eurosport, Asllani edhe prej fitores së skuadrës së tij kishte një notë më të lartë se Gjimshi, teksa për mesfushorin theksi vendosej te personaliteti i shfaqur në fushë.

Asllani, nota 6- “Zgjedh pothuajse gjithnjë momentin dhe kohën e duhur për të realizuar lëvizjet në mesfushë. Shfaq edhe shumë personalitet kur shoqëron skuadrën në fazën ofensive”.

Gjimshiti, nota 5- “E nis ndeshjen me shumë agresivitet. Por, me kalimin e minutave ashtu si pjesa tjetër e skuadrës së Atalantës, përfundon nën trysninë e Interit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco