Serie A/ Napoli triumfon në mënyrë ‘tenistike’ ndaj Sassuolos

Serie A/ Napoli triumfon në mënyrë ‘tenistike’ ndaj Sassuolos

20:43, 28/02/2024

Napoli rikthehet te fitorja pas tre ndeshjesh në kampionat, duke triumfuar me rezultatin tenistik 1-6 në transfertën ndaj Sassuolos, sfidë e prapambetur për shkak të Superkupës së Italisë.

Në “Mapei Stadium” ishin vendasit ata që e nisën vrullshëm dhe shënuan një supergol me anë të Raçiç, por vetëm sa për të shkundur Napolin, që riktheu baraspeshën shumë shpejt me anë të kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani.

Më pas ishin Osimhen dhe Kvaratskhelia, që shënuan përkatësisht tre dhe dy gola, duke përfituar maksimalisht nga gafat në mbrojtje të emilianëve dhe duke vulosur suksesin me shifrat 1-6.

Titullar në këtë takim Nedim Bajrami, që qëndroi në fushë për 77 minuta, por pa arritur të lërë gjurmë, teksa vlen të theksohet se u rikthye në fushë edhe Marash Kumbulla, i cili mungonte prej 10 muajsh për shkak të një dëmtimi të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco