VIDEO/ I mjaftojnë vetëm 50 sekonda, sulmuesi shqiptar shënon golin e 10-të në kampionat

VIDEO/ I mjaftojnë vetëm 50 sekonda, sulmuesi shqiptar shënon golin e 10-të në kampionat

20:34, 28/02/2024

Sulmuesit shqiptar të Kosovës, Albion Rrahmanit, i mjaftuan vetëm 50 sekonda në duelin ndaj UTA Arad për të gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Rapidit të Bukureshtit, në duelin e vlefshëm për javën e 28-të të kampionatit rumun.

Rrahmani i dhuroi avantazhin skuadrës së tij pikërisht në sekondën e 50-të, duke çuar peshë zemrat e tifozëve vendas.

Vlen të theksohet fakti se ky ishte goli i dhjetë në kampionat për 23-vjeçarin që është aktivizuar 13 duele. 

Sulmuesi iu bashkua Rapidit të Bukureshtit nga Ballkani i Ilir Dajës, teksa arriti të përshtatej mjaft mirë duke u shndërruar në një bomber.

Te skuadra e Rapidit në duelin e sotëm ndaj UTA Arad aktivizohen nga minuta e parë edhe dy futbollistët e tjetër shqiptarë, Florent Hasani dhe Krasniqi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco