Shënoi golin e parë me Besiktas, Ernest Muçi mes më të mirëve në Turqi

Shënoi golin e parë me Besiktas, Ernest Muçi mes më të mirëve në Turqi

14:09, 27/02/2024

 

Ernest Muçi është ambientuar shumë shpejt te skuadra e Besiktas. Ish-sulmuesi i Tiranës ka mundur të kthehet menjëherë në protagonist në kampionatin turk.

Muçi shënoi goin e parë me skuadrën turke në fitoren 2-0 që Besiktas mori në transfertë ndaj Istanbulspor. Në minutën e 54’ të sfidës, sulmuesi i kombëtares shënoi një supergol nga jashtë zone duke dyfishuar shifrat në “Necmi Kadıoğlu Stadyumu”, duke treguar kështu gjithë klasin e tij.

Për paraqitjen fantastike të 22-vjeçarit ka ardhur edhe shpërblimi. “Sofascore” e ka zgjedhur shqiptarin në formacionin më të mirë të javës në kampionatin turk. Futbollisti kryeqytetas është vlerësuar gjithashtu me notën 8.2 nga “Sofascore”. 

Image

Ernest Muci ne formacionin e javes
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco