Arben Shati, shqiptari që ngjiti majën më të lartë në Amerikë

13:43, 27/02/2024

Alpinisti shqiptar Arben Shati ka ngjitur me sukses majën më të lartë në kontinentin Amerikan, majën Aconcagua me një lartësi prej 6968 metrash mbi nivelin e detit.

Për Arbenin nuk është sfida e parë e fituar në ngjitjen e majave sepse më parë ka ngjitur edhe majat më të larta në Europë si Mont Blanc që është i lokalizuar mes Francës, Italisë dhe Zvicrës, por edhe malin Elbrus që është mali më i lartë në Rusi dhe në Europë.

Për të folur për aventurën e radhës, vështirësitë dhe sfidat që të ofron ky sport, alpinisti, Arben Shati ishte i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV.

Shoti u shpreh se këto ngjitje duan një përgatitje fizike dhe psikologjike shumë të lartë, pasi alpinisti është gjithmonë në sfidë më vetën, kohën dhe rreziqet.

Këto ngjitje duan një përgatitje fizike dhe psikologjike shumë të lartë, edhe të marrin shumë kohë por edhe para. Për tu ngjitur në majën më të lartë në Amerikë, Aconcagua, e kam menduar 5 vite dhe me 6 pjesëtar të ekipit e morëm përsipër këtë sfidë.

Përgatitjet ishin të vazhdueshme për gati një vit, ndërsa për ngjitjen na u deshën 11 dit.

Unë kam gati 12 vite që merrem më alpinizëm dhe nuk e kam pasur pasion, por një shok më tha ta provoja, të shkoja me ta dhe aty nisi gjithçka.

Impakti që të jep maja e malit është e veçantë dhe në momentin që zbret poshtë dhe shikon majën, mendon se ku ke qenë, në atë moment nis sfida për të ngjitur një majë më të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco