Dalin në shitje biletat e miqësores Suedi - Shqipëri

Dalin në shitje biletat e miqësores Suedi - Shqipëri

09:33, 27/02/2024

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar tifozët e Kombëtares se kanë dalë sot në shitje biletat e ndeshjes miqësore Suedi – Shqipëri, që do të luhet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena“ të Stockholmit në Suedi.

Tifozët shqiptarë do të kenë në dispozicion 1500 bileta. Çmimi i biletës për këtë ndeshje miqësore do të jetë 100 krona suedeze (9 euro).

FSHF bën me dije se biletat e vlefshme për këtë ndeshje do të shiten online në këtë link: Bli bileta 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco