Fiorentina përmbys Lazion dhe e kalon në renditjen e Serie A

Fiorentina përmbys Lazion dhe e kalon në renditjen e Serie A

22:49, 26/02/2024

Fiorentina triumfoi 2-1 me Lazion në ndeshjen përmbyllëse të javës së 26-të në Serinë dhe parakalon në renditje pikërisht bardheklatrit, që zbresin në vendin e tetë.

Në “Artemio Franchi” u zhvillua një ndeshje plot emocione, me përmbysje rezultati në pjesën e dytë, teksa në fundit e të parës shënoi për miqtë Luis Alberto.

Në minutën e 61-të Kayode shënoi golin e barazimit i asistuar nga Belotti.

Fiorentina fitoi një 11-metërsh në të 66-tën, por gaboi në ekzekutim Gonzalez.

Gjithsesi, vetëm dy minuta më vonë skuadra vjollcë shënoi golin e fitores me Bonaventurën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco