Zyrtare/ Bayern Munchen emëron drejtorin e ri sportiv

Zyrtare/ Bayern Munchen emëron drejtorin e ri sportiv

22:06, 26/02/2024

Bayern Munchen më në fund ka një drejtor të ri sportiv, me të cilin shpresojnë që të nisë kthesa e klubit.

Maks Eberl është bërë zyrtarisht drejtori i ri sportiv i klubit bavarez, duke u kthyer aty ku kishte kaluar një pjesë të karrierës së tij si futbollist, nga viti 1979, deri në vitin 1994.

“Kam kaluar të gjithë fëmijërinë time dhe rininë te Bayerni dhe në Mynih. Ndaj është me të vërtetë speciale për mua që të kthehem te klubi ku filloi gjithçka, në një rol të ri”, tha Eberl pas zyrtarizimit të lajmit.

“Puna si drejtor sportiv është një sfidë e madhe që do ta përballoj me shumë respekt dhe përulësi, por edhe me shumë padurim. Bashkë me të gjithë të tjerët këtu, do të dëshiroja të bëja gjithçka që të sigurohesha se Bayerni do të vazhdojë të jetë i suksesshëm në të ardhmen dhe t’u sjellë lumturi tifozëve”, tha Eberl.

Detyra e tij e parë te Bayerni do të jetë padyshim që të nisë punën për të gjetur zëvendësuesin e trajnerit Thomas Tuchel, i cili do të largohet nga drejtimi i skuadrës në verë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco