Goli i parë me Besiktasin, super statistikat e Ernest Muçit në sfidën ndaj Istanbulspor

Goli i parë me Besiktasin, super statistikat e Ernest Muçit në sfidën ndaj Istanbulspor

21:10, 26/02/2024

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Ernest Muçi, është përshtatur më së miri me skuadrën e Besiktasit dhe këtë gjë e vërtetojnë edhe statistikat e tij në ndeshjen e fundit kundër Istanbulspor, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultatin 0-2.

Në “Analizë Kuqezi” u publikuan statistikat e Muçit në takimin e të dielës, me shqiptarin që shënoi golin e parë me skuadrën e Besiktas si dhe u shpall lojtari i ndeshjes.

Muçi ishte autor i njërit prej golave në këtë fitore, dha 85% të pasimeve të sakta si dhe dha dy pasime kyçe.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco