E huazoi nga Tottenhami në janar, Bayerni vendos se çfarë do të bëjë me Eric Dier

E huazoi nga Tottenhami në janar, Bayerni vendos se çfarë do të bëjë me Eric Dier

20:54, 26/02/2024

Eric Dier u huazua në janar te Bayern Munchen, me klubin gjerman që e mori mbrojtësin nga Tottenhami deri në përfundim të këtij sezoni, me të drejtë blerjeje në verë.

Sipas medieve britanike, anglezi nuk ka arritur që të fitojë besimin e trajnerit Thomas Tuchel dhe nuk është duke luajtur rregullisht, ndoshta nuk është i gjithë faji i tij, duke qenë se situata në klubin bavarez është shumë e komplikuar dhe kjo po ndikon në performancën e shumë lojtarëve, të cilët nuk janë në gjendje të performojnë në potencialin e tyre të plotë.

Megjithatë përtej këtyre detajeve, klubi i Bayernit nuk po mendon që ta blejë kartonin e mbrojtësit, i cili në verë do duhet të rikthehet te Tottenhami.

Pjesa e fundit e sezonit do të jetë vendimtare për Bayern Munich, me gjermanët, të cilët ende nuk e dinë se kush do të jetë trajner në sezonin 2024-2025, por duket e pamundur që Dier të qëndrojë në Gjermani.

Ai ka bërë gjithsej 10 paraqitje deri më tani për këtë edicion, 6 në Bundesligë dhe 4 në Premier League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco