Serie A/ Tripletë e Dybala ndaj Torinos, Roma ‘kërcënon’ katërshen e parë

Serie A/ Tripletë e Dybala ndaj Torinos, Roma ‘kërcënon’ katërshen e parë

20:35, 26/02/2024

Paulo Dybala është kthyer sot në heroin e Romës, teksa ka ndihmuar skuadrën verdhekuqe të sigurojë një fitore të rëndësishme ndaj një rivali direkt për zonë e Europës si Torino.

Argjentinasi ishte autori i tre golave në takimin që përfundoi me shifrat 3-2 për ekipin e tij, në një ndeshje që kishte emocione deri në sekondat e fundit.

Penalltia e Dybala i dha avantazhin Romës, por Zapata barazoi shifrat para fundit të pjesës së parë.

Gjithsesi në të dytën ishte përsëri futbollisti argjentinas i vendasve ai i cili tundi dy herë rrjetën e portës kundërshtare duke çuar shifrat në 3-1.

Një autogol i Huijsen në minutën e 89-të bëri që sfida të rihapej, por Roma i rezistoi sulmeve të miqve dhe siguroi tre pikë të rëndësishme që e mbajnë në vendin e gjashtë në klasifikim, katër pikë larg Bolonjës që mban aktualisht vendin e katërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco