Asllani me fat, Calhanoglu do të mungojë edhe dy ndeshje të Serie A

Asllani me fat, Calhanoglu do të mungojë edhe dy ndeshje të Serie A

12:13, 26/02/2024

 

Edhe pse në një moment fantastik, me fitoren e shtatë radhazi në kampionat, Inter po haset me një shqetësim. Gjatë seancës stërvitore në Appiano, mesfushori turk pësoi në dëmtim në aduktor, por gjithsesi e ndoqi skuadrën drejt Lecces, duke qëndruar në stol gjatë gjithë ndeshjes.

Analizat që kreu sot, folën për një sforcim të lehtë muskulor në kofshën e djathtë. Kështu, kjo do të thotë se Calhanoglu nuk do të jetë për sfidën ndaj Atalanta dhe Genoa. Synimi i zikaltërve është ta sjellin të gatshëm në fushën e lojës për në sfidën ndaj Atletico Madrid më 13 mars, por ndoshta edhe disa minuta në dispozicion më datë 9 mars kundër Bologna.

Në krye të “regjisorit” të mesfushës, tashmë do të jetë Kristjan Asllani si titullar, ashtu siç ndodhi edhe në ndeshjen ndaj Lecces, ku taleni kuqezi dhuroi edhe asist për Lautaro Martinez.

Asllani është një nga “xholat” e Interit, pasi paraqitjet e lojtarit shqiptar janë fantastike dhe gjithmonë ka marrë merita si nga trajneri Inzaghi, por edhe nga mediat italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco