‘Faleminderit, faleminderit’/ Fjalët e Lukakut drejtuar shokut të skuadrës që e shpëtoi

‘Faleminderit, faleminderit’/ Fjalët e Lukakut drejtuar shokut të skuadrës që e shpëtoi

22:45, 24/02/2024

Kur Romelu Lukaku humbi penalltinë kundër Feyenoordit, vuri duart në fytyrë për një kohë të gjatë dhe u kthye në mesin e fushës me kokën ulur.

Ai ndiente mbi vete peshën e eliminimit të mundshëm të Romës, por më pas portier Svilar u kujdes që t’i rregullonte gjërat.

Kjo është arsyeja pse “Big Rom”, pas penalltisë së Zalewskit, që kualifikoi Romën në raundin tjetër, vrapoi drejt Svilarit dhe e përqafoi fort, para se t’i pëshpëriste një frazë në vesh.

Kamerat u fokusohen tek ai shpejt dhe u kuptua qartë se si Lukaku i thoshte: “Faleminderit, faleminderit”.

Ndër të tjera, Svilar ka lindur në Antwerp, si ai, kështu që marrëdhënia e tyre është shumë më e ngushtë se ajo mes shokëve të thjeshtë të skuadrës: flasin në gjuhën e tyre amtare, shoqërohen me njëri-tjetrin edhe jashtë fushës.

Kjo është arsyeja pse pritja e dyfishtë e Svilarit ndaj Feyenoordit pati një domethënie edhe më të veçantë për Lukakun, i cili nuk kishte luajtur shumë mirë.

Sipas dikujt në rrjetet sociale, Lukaku i ka thënë edhe në holandisht “Vëllai im” por pamjet nuk e konfirmojnë këtë 100%. Jo keq: nëse nuk e ka thënë, sigurisht që e ka menduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco