Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Tre arbitret shqiptare drejtojnë me sukses ndeshjen ndërkombëtare Itali-Irlandë

Tre arbitret shqiptare drejtojnë me sukses ndeshjen ndërkombëtare Itali-Irlandë

22:16, 24/02/2024

Pasi shkruan historinë duke drejtuar për herë të parë një ndeshje të UEFA Women’s Champions League, SL Benfica W – Barcelona W, arbitret shqiptare Emanuela Rusta, Erinda Kume dhe Koleta Prenga të premten regjistruan suksesin e radhës në arenën ndërkombëtare.

Emanuela Rusta si arbitre kryesore dhe Erinda Kume së bashku me Koleta Prengës si asistente gjykuan ndeshjen miqësore të vajzave, Itali-Irlandë.

Sfida e luajtur në stadiumin “Viola Park” të Firences përfundoi me rezultatin 0-0 dhe arbitret shqiptare patën një performancë shumë të mirë.

Emanuela Rusta, Erinda Kume, Edjena Kapxhiu, Eglantina Pjetrushaj, Mirjeta Salla dhe Koleta Prenga janë arbitret shqiptare të pajisura me stemën e FIFA-s, ndërsa në qershorin e vitit 2023 Rusta u bë arbitrja e parë femër e promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA, duke u ngjitur në kategorinë e parë.

Gjykimi në nivele të tilla dhe besimi i UEFA-s tregon edhe një herë tjetër rritjen e arbitrimit shqiptar edhe në nivele të larta të skenës së futbollit europian e botëror.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco