Rrëqethëse/ Nagelsmann tregon për tragjedinë e vetëvrasjes së të atit: Ishte e vështirë, nuk la asnjë mesazh!

Rrëqethëse/ Nagelsmann tregon për tragjedinë e vetëvrasjes së të atit: Ishte e vështirë, nuk la asnjë mesazh!

21:54, 24/02/2024

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka rrëfyer së fundmi një episod dramatik dhe shumë personal nga jeta e tij.

Në një intervistë të dhënë për mediet gjermane, ish-trajneri i Leipzig dhe Bayern Munich u ndal te vdekja tragjike e babait të tij, kur ai ishte vetëm 20 vjeç.

Ai zbuloi se i ati kishte bërë vetëvrasje dhe se momenti kur e kishte marrë vesh, për trajnerin e Gjermanisë, kishte qenë shumë tronditës.

“Shpesh mendoj për atë ditë, po ndiqja një kurs stërvitor në Oberhaching, afër Mynihut. Papritur drejtori i kursit më tha të dilja dhe unë me shaka i thashë: ‘Çfarë po ndodh, a jam tashmë shumë mirë?’. Një moment më vonë u gjenda para vjehrrit tim, i cili më tha se babai kishte bërë vetëvrasje ishte e vështirë, nuk la asnjë mesazh, nuk kishte shpjegim”, deklaroi Nagelsmann.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco