VIDEO/ Manchester City merr maksimumin ndaj Bournemouthit, mjafton goli i Foden

VIDEO/ Manchester City merr maksimumin ndaj Bournemouthit, mjafton goli i Foden

20:49, 24/02/2024

Manchester City nuk i ndahet Liverpoolit në krye të Premier League.

Skuadra e Pep Guardiolës fitoi 0-1 në fushën e Bournemouthit falë golit të Foden që në minutën e 24-t.

Në fakt, vendësit zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e City-t, por portieri Ederson u përgjigj në nivelin e kërkuar në rastet kur Bournemouthi goditi portën.

Nga ana tjetër, “Citizens” nuk i shfrytëzuan kundërsulmet e shpejta, duke u mjaftuar me vetëm një gol, që gjithsesi mjaftoi për të marrë tri pikët.

Pas 26 javëve në Premier League, Liverpooli kryeson me 60 pikë, ndërsa City ndjek me një pikë më pak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco