Me vuajtje, por më në fund Bayerni fiton/ Dopjeta e Harry Kane e shpëton ndaj Leipzigut

Me vuajtje, por më në fund Bayerni fiton/ Dopjeta e Harry Kane e shpëton ndaj Leipzigut

20:31, 24/02/2024

Pas dy humbjeve radhazi, Bayern Munchen është rikthyer te fitorja në Bundesligë.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel triumfoi pasditen e sotme ndaj Leipzigut, në sfidën e javës së 23-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 2-1.

Harry Kane (56′, 90+1′) ishte ai që udhëhoqi bavarezët drejt fitores, duke shënuar të dy golat.

Për skuadrën mysafire golin e vetëm e realizoi Benjamin Sesko (70′).

Bayern Munchen pas kësaj fitoreje ka 53 pikë dhe vazhdon të jetë i dyti në tabelë, me tetë pikë më pak se kryesuesi Bayer Leverkusen.

Leipzigu është i pesti me 40 pikë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco