‘A do të rinovojë Toni Kroos? Ancelotti jep përgjigjen epike: Nuk është djali im, ai vendos vetë

‘A do të rinovojë Toni Kroos? Ancelotti jep përgjigjen epike: Nuk është djali im, ai vendos vetë

19:51, 24/02/2024

Toni Kroos ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Realin e Madridit.

Tifozët, drejtuesit dhe stafi teknik duan që mesfushori të rinovojë dhe të vijojë qëndrimin në “Santiago Bernabeu”.

Gjithsesi, 34-vjeçari nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë në fundin e sezonit.

Do të tërhiqet përfundimisht nga futbolli, siç e ka deklaruar më parë apo do të rinovojë me Realin.

Carlo Ancelotti shpreson që Kroos të qëndrojë tek ekipi i tij, të paktën edhe sezonin e ardhshëm. Por gjithçka varet nga futbollisti gjerman.

“Nuk do i jap këshilla, pasi nuk është djali im. Toni ka gjithë aftësinë e nevojshme për të zgjedhur atë që dëshiron të bëjë”, u shpreh tekniku italian i Realit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco