Ndeshje e veçantë për Sokol Cikalleshin te Konyaspori

Ndeshje e veçantë për Sokol Cikalleshin te Konyaspori

19:06, 24/02/2024

Valon Ethemi protagonist te Konyaspori, skuadër ku u transferua gjatë merkatos dimërore nga Istanbulspori.

Sulmuesi i majtë u fut në fushë në pjesën e dytë në sfidën shtëpiake përballë Hatayasporit, takim të cilin Konyaspori e fitoi 2-0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që vendasit kaluan në avantazh në minutën e 52-të.

Katër minuta më vonë erdhi edhe goli i qetësisë. Ethemi veproi bukur në krah dhe dhuroi një asist për Ulgun.

Ndërkohë, Sokol Cikalleshi e nisi si titullar për Konyasporin, duke regjistruar ndeshjen zyrtare numër 100 me skuadrën e Superligës turke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco