Bayerni ndaj Leipzigut për t’u rikthyer te fitorja, rezultatet në Bundesligë

Bayerni ndaj Leipzigut për t’u rikthyer te fitorja, rezultatet në Bundesligë

18:03, 24/02/2024

Stuttgarti nuk arrin të regjistrojë fitoren e pestë radhazi në Bundesligë, duke humbur dy pikë në garën për zonën Champions League.

Skuadra e Hoeness nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi përballë Kolnit.

Millot kaloi Stuttgartin në avantazh në minutën e 53-të, por miqtë reaguan dhe evituan humbjen falë golit të Martel pas nëntë minutash.

Në sfidat e tjera ra në sy rikthimi te fitorja i M’Gladbach pas pesë ndeshjes.

5-2 fitoi M’Gladbach në fushën e vet kundër Bochumit, ndërkohë që nuk pati fitues në Union Berlin-Heidenheim.

Pa fitues u mbyll edhe sfida Werder Bremen-Darmstadt (1-1).

Skuadra udhëtuese mori një pikë shprese për objektivin mbijetesë, por nuk pati fat pasi VAR-i anuloi dy gola të Tim Skarkes.

Klaus Gjasula u aktivizua për 70 minuta për Darmstadtin.

E shtuna gjermane vazhdon me supersfidën Bayern Munich-Leipzig (ora 18:30), ku bavarezët do të synojnë të rikthehen te fitorja, pas dy humbjeve radhazi në kampionat dhe një në Champions.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco