Maqedoni e Veriut/ Shkupi reziston përballë Strugës kampione

Maqedoni e Veriut/ Shkupi reziston përballë Strugës kampione

17:48, 24/02/2024

Barazim 2-2 mes Strugës dhe Shkupit në “finalen” e titullit kampion në Maqedoninë e Veriut.

Vendasit fituan një penallti në minutën e tretë, por Besart Ibraimi nuk u tregua i saktë, me pjesën e parë që u mbyll pa gola.

E dyta ishte shumë më e bukur dhe plot emocione. Bunjamin Shabani (54’) kaloi në avantazh skuadrën e Shpëtim Duros, por norvegjezi Emanuel Gronner barazoi rezultatin 12 minuta më vonë.

Gjithsesi, Struga u rikthye në avantazh pas dy minutave me anë të Marjan Radeskit.

Ekipi kryeqytetas nuk u dorëzua dhe evitoi humbjen falë golit të Abdul Rwatubyaye çerek ore përpara fundit.

Përfundimisht 2-2, me Shkupin që ruan kreun e renditjes me 42 pikë, një më shumë se kampionët në fuqi të Strugës.

38 pikë numëron Shkëndija e vendit të tretë, që të dielën pret Gostivarin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco