Serie A/ Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli, protagonist në Sasuolo-Empoli

Serie A/ Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli, protagonist në Sasuolo-Empoli

17:13, 24/02/2024

Sfida e Serie A mes Sassuolos dhe Empolit u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 2-3.

Miqtë ishin më pranë fitores përgjatë gjithë takimit teksa kaluan dy herë në avantazh, por në po dy raste u barazuan nga vendasit. Megjithatë, në minutat shtesë Empoli shënoi golin e tretë me Bastonin.

Vlen të theksohet se protagonist në këtë ndeshje ishin edhe dy lojtarët e kombëtares, Nedim Bajrami (u aktivizua në pjesën e dytë) dhe Ardian Ismajli (titullar).

I pari dhuroi asistin e golit të dytë për Sassuolon, ndërsa mbrojtësi ishte i pafat duke qenë se shkaktoi një penallti e cila u shndërrua në gol nga Pinamonti.

Pas kësaj ndeshje, Sassuolo renditet në vendin e 17 me 20 pikë, ndërsa Empoli mban vendin e 13 me 25 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco