Serie A/ Pesë fitore radhazi, Bologna mposht Veronën dhe ngjitet në zonën Champions

Serie A/ Pesë fitore radhazi, Bologna mposht Veronën dhe ngjitet në zonën Champions

23:04, 23/02/2024

Bologna mposhti Veronën në “Renato Dall’Ara” me rezultatin 2-0 duke koleksionuar fitoren e pestë radhazi në Serie A.

Të besuarit e trajnerit Thiago Motta realizuan nga një gol për pjesë teksa ai që zhbllokoi shifrat ishte Fabbian në minutën e 27-të, duke shfrytëzuar në maksimum një asist të Orsolinit.

Në fraksionin e dytë, ishte Fabbian që mori rolin e asistuesit teksa Freuleur shënoi golin e sigurisë.

Mesfushori nuk gaboi nga fare pranë portës duke ndezur entuziazmin e të pranishmëve në stadium.

Pas këtij trepikëshi, Bologna konfirmon gjithnjë e më shumë synimet serioze për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi për momentin mban vendin e katërt me 48 pikë. Nga ana tjetër, Verona mbetet me 20 pikë në vendin e 18-të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco