Supergol i Xhakës dhe gafë qesharake e portierit të Mainz, Leverkusen hedh tjetër hap drejt titullit

Supergol i Xhakës dhe gafë qesharake e portierit të Mainz, Leverkusen hedh tjetër hap drejt titullit

22:30, 23/02/2024

Bayer Leverkusen nuk gabon në shtëpi dhe mposht Mainz 05 me rezultatin 2-1.

“Aspirinat” e nisën ndeshjen në mënyrë të përkryer teksa ishte Granit Xhaka që realizoi në minutën e tretë.

Mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol mjaft të bukur nga distanca me topin që mori një trajektore të pakapshme për portierin kundërshtar.

Për t’u theksuar edhe festimi i Xhakës që u “shtir” sikur u dëmtua, për të zbuluar më pas se e gjitha ishte vetëm një mënyrë e të festuarit.

Për Xhakën ishte edhe goli i parë me fanellën e Bayer Leverkusen.

Gjithsesi, miqtë reaguan shpejt dhe pas vetëm pesë minutash rikthyen baraspeshën me anë të Kohr që realizoi me kokë.

Me shifrat e barabarta 1-1 u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, skuadra e drejtuar nga trajneri Xabi Alonso ishte më këmbëngulëse në tentativat për golin e dytë.

Gol i cili mbërriti në minutën e 68-të me Andrich. Mesfushori goditi nga distanca e largët, një goditje qendrore, por që gjeti të papërgatitur portierin Zentner që gaboi rëndë.

Në minutën e 79-të, llogaritë e miqve morën një tjetër goditje pasi Ngankam la të tijtë me 10 lojtarë.

Një ndërhyrje e gabuar ndaj Granit Xhakës nuk i shpëtoi sistemit VAR, duke detyruar arbitrin kryesor ta ndëshkonte me kartonin e kuq.

Përfundimisht ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të Leverkusen, me “aspirinat” që “arratisen” në krye të Bundesliga-s me 61 pikë, momentalisht 11 më shumë se Bayern Munich i vendit të dytë.

Sakaq, Mainz renditet në vendin e 17-të me vetëm 15 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco