Zidane po mëson gjermanishten, sinjal për Bayernin

Zidane po mëson gjermanishten, sinjal për Bayernin

22:09, 23/02/2024

Zinedine Zidane është një nga emrat që qarkullon për stolin e Bayern Munchen.

Bavarezët do të ndahen në fundin e sezonit me Thomas Tuchel. Dhe francezi është një nga kandidatët për ta zëvendësuar.

Christophe Dugarry, ish-shoku i Zizou te kombëtarja e Francës, e miraton një lëvizje të tillë.

Ai deklaron se Bayerni do të ishte vendi perfekt për Zidane, i cili është pushim prej qershorit të vitit 2021.

“Zidane ka nisur të mësojë gjermanishten. Kampionati gjerman më pëlqen. Ligë e bukur dhe stadiumet plot. Unë mendoj se çdo trajner ëndërron një klub si Bayern Munchen.

Gjithçka funksionon në rregull, trajnerët vihen në kushte optimale pune, ka entuziazëm dhe respektohet puna e tyre. E përsëris: Bayerni është klubi perfekt për Zidane”, thekson Dugarry.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco