Lazio mposht Torinon e i afrohet zonës Champion

Lazio mposht Torinon e i afrohet zonës Champion

22:45, 22/02/2024

 

Lazio mori tri pikë të vlefshme në fushën e Torinos në ndeshjen e prapambetur të javës së 21-të të Serisë A dhe shkon në kuotën e 40 pikëve, një më pak se Roma e vendit të gjashtë dhe 5 pikë larg zonë Champions (Bologna e vendit të katërt ka 45 pikë).

Skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri i shënoi të dy golat në pjesën e dytë me autorë Gendouzin dhe Cataldin.

Në të dy rastet ka meritë të veçantë Luis Alberto me asistet e tij.

Në fakt, minutat e fundit ishin të vështira për Lazion, pasi mbrojtësi Gila u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 79-të.

Në minutat e mbetura Lazio u mbrojt mirë, duke e ruajtur të paprekur rrjetën, për të marrë një fitore që e fut në valle për zonën Champions.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco