Emri i Klopp në listën e Bayernit, flet agjenti i trajnerit gjerman

Emri i Klopp në listën e Bayernit, flet agjenti i trajnerit gjerman

11:43, 22/02/2024

Jurgen Klopp lajmëroi para disa kohësh se në përfundimin e këtij sezoni do të mbyllë aventurën nëntëvjeçare me Liverpoolin.

Tekniku gjerman theksoi se ndjehej i lodhur dhe se i duhej të paktën një vit pushim nga profesioni i tij.

Megjithatë, së fundmi emri i Klopp është lidhur me një bashkëpunim me Bayern Munchen.

Bavarezët njoftuan se do të ndahen nga Tuchel në fundin e këtij sezoni, ndërsa Klopp duket një alternativë me shumë vlera për rekordmenët gjermanë.

Mirëpo, është vetë agjenti i Klopp, Mark Kosicke, i cili theksoi edhe njëherë se i përfaqësuari i tij do të qëndrojë pushim pas eksperiencës me Liverpoolin.

“Klopp nuk do të drejtojë asnjë klub apo kombëtare për një vit. Ai do të mbyllë eksperiencën te Liverpooli dhe do të qëndrojë pushim. Klopp e theksoi vetë këtë dhe nuk ka ndryshuar mendim”, u shpreh Kosicke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco