Shpallet fajtor për përdhunimin e një vajze, burg për Dani Alves

Shpallet fajtor për përdhunimin e një vajze, burg për Dani Alves

10:48, 22/02/2024

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Kombëtares së Brazilit, Dani Alves, është shpallur fajtor nga një gjykatë në Spanjë për shkak të përdhunimit të një vajze në një klub nate në Barcelonë në orët e para të 31 dhjetorit 2022.

Alves i cili ka përfunduar në burg më shumë se një vit më parë, është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim.

Avokati i Alvesit kishte kërkuar pafajësinë për të. Braziliani mund ta apelojë vendimin.

Ka pasur raportime se Alvesi është në kushte të vështira financiare, për çka i dalë në ndihmë bashkëkombasi i tij Neymar.

Gjithashtu, ish-futbollisti brazilian do duhet t’i paguajë 150 mijë euro si kompensim viktimës dhe nuk do të lejohet të qëndrojë më afër se 1 kilometër nga ajo.

40-vjeçari është një nga futbollistët me më shumë trofe në histori të futbollit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco