Shuma që përfitoi Partizani nga shitja e biletave për derbin me Tiranën

Shuma që përfitoi Partizani nga shitja e biletave për derbin me Tiranën

10:29, 22/02/2024

Përveç tri pikëve dhe një vetëbesimi të shtuar në skuadër, te Partizani pas derbit kanë buzëqeshur edhe sa i përket financave.

Në stadiumin “Air Albania” në sfidën e së premtes së kaluar u shitën gjithsej 12638 bileta.

Me një përllogaritje të përafërt nga biletat janë grumbulluar rreth 130 milionë lekë të vjetra.

Siç dihet, një pjesë e kësaj shume shkon për qiranë e stadiumit, kompaninë e shitjes së biletave dhe dëmet e shkaktuara në stadium (rreth 7 milionë të vjetra).

Pavarësisht këtyre shpenzimeve, klubi i kuq ka marrë një dorë të mirë parash, megjithëse në një ndeshje të tillë pretendonte të kishte më shumë spektatorë, që përkthehen me të ardhura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco