VIDEO/ Inter Miami e nis me fitore sezonin e ri në MLS, Messi dhe Suarez ‘prodhojnë’ golat

VIDEO/ Inter Miami e nis me fitore sezonin e ri në MLS, Messi dhe Suarez ‘prodhojnë’ golat

10:13, 22/02/2024

Inter Miami ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Real Salt Lake në ndeshjen e parë të sezonit 2024 në Major League Soccer (MLS).

Ekipi i Lionel Messit e ka shfrytëzuar mirë pushimin dhe ndeshjen e parë si vendas për të nisur me fitore sezonin e ri në ligën elitare të futbollit të ShBA-ve.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Inter Miamit, i cili përveç rasteve të shumta arriti të shënojë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 39-të dhe ishte Robert Taylor, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Messit.

Në pjesën e dytë, miqtë ishin skuadër më e mirë duke krijuar më shumë, por vendasit e menaxhuan mirë lojën dhe në fund shënuan edhe një gol.

Goli i dytë erdhi në minutën e 83-të dhe ishte Diego Gomez, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 2-0 pas asistimit të Luis Suarez.

Në ndeshjen e ardhshme, Inter Miami luan në transfertë me Los Angeles Galaxy.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco