‘Ky është Championsi!’/ Xavi i zhgënjyer nga barazimi me Napolin

‘Ky është Championsi!’/ Xavi i zhgënjyer nga barazimi me Napolin

09:56, 22/02/2024

Barazimi në transfertë ndaj Napolit ka lënë shije të hidhura në kampin katalanas.

Në prononcimin e dhënë pas duelit që u mbyll me shifrat 1-1, trajneri Xavi, ndër të tjera deklaroi: “Ka pak trishtim për rezultatin. Napoli u zgjua pas 0-1, por kjo është Liga e Kampionëve.

Ky barazim më lë me një ndjenjë të hidhur. Nëse kishte një skuadër që e meritonte të fitonte sot ajo ishte Barcelona. Më pëlqeu shumë ekipi në të dyja fazat si atë ofensive, por edhe në mbrojtje. 

Vendimi është marrë, në fund të sezonit do të largohem dhe ky vendim nuk kthehet më. Mendoj se është i duhuri për klubin”, u shpreh Xavi.   

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco