Tifozët e Romës ‘harrojnë’ Mourinhon, mbushet stadiumi për ndeshjen ndaj Feyenoord

Tifozët e Romës ‘harrojnë’ Mourinhon, mbushet stadiumi për ndeshjen ndaj Feyenoord

09:12, 22/02/2024

Rezultatet pozitive janë ilaçi më i mirë për të shëruar plagët në futboll.

Kështu mund të thuhet edhe për tifozerinë e Romës, që pas zhgënjimit të pësuar me shkarkimin e Jose Mourinhos, tashmë po shijon momentin e mirë të skuadrës së drejtuar nga De Rossi.

Mbrëmjen e të enjtes verdhekuqtë do të përballen me Feyenoordin në “Olimpico”, teksa klubi i Romës ka bërë me dije se stadiumi do të jetë i tejmbushur, pasi janë shitur të 67 mijë biletat e vëna në dispozicion.

Thënë ndryshe, Roma mund të bazohet edhe te lojtari i 12-të për të mposhtur holandezët dhe për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ave të Europa League, duke qenë se ndeshja e parë në Roterdam përfundoi në barazim 1-1.

Feyenoordi është kundërshtar i pandarë i Romës në Europë, pasi në verën e 2022-shit dy skuadrat u përballën në finalen e Conference League, ndërsa një vit më parë në rrugëtimin drejt finales së Europa League.

Në të dy rastet ishte Roma ajo që festoi me Mourinhon në stol, teksa tashmë i takon De Rossit të sjellë konfirmime dhe t’i bëjë tifozët të mendojnë se shkarkimi i portugezit mund të mos ketë qenë aq gabim i madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco