Liverpool fiton me përmbysje, të kuqtë i shënojnë katër gola Lutonit

Liverpool fiton me përmbysje, të kuqtë i shënojnë katër gola Lutonit

22:45, 21/02/2024

 

Liverpool nuk gaboi në Anfield ndaj Luton Town teksa fitoi me rezultatin 2-1. Ndeshja nuk nisi mirë për të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp që e mbyllën pjesën e parë në disavantazhin e një goli teksa ishte Okbene ai që realizoi për miqtë në minutën e 12.

Ajo që vlen të theksohet është se Liverpool reagoi fortë, por të kuqtë shpërdoruan shumë mundësi, sidomos me Luis Diaz. Gjithsesi, në fraksionin e dytë, mendoi dyshja holandeze Van Dijk dhe Gakpo për të rikthyer buzëqeshjen në Anfield.

Mbrojtësi ishte i pari që shënoi me kokë në minutën e 56 pas zhvillimeve të një goditje këndi teksa vetëm dy minuta më pas, po me kokë, sulmuesi shënoi golin e përmbysjes pas asistit të Mac Allister.
Vrulli i Liverpool vijoi dhe në minutën e 71, Luis Diaz shënoi të tretin pas një topi të rikuperuar nga Robertson duke vendosur kështu në “kasafortë” trepikëshin, teksa në të 90-tën festës iu bashkua edhe Elliot.
Pas kësaj fitoreje, Liverpool ngjitet në kuotën e 60 pikëve në vendin e parë të Premier League, momentalisht plus katër pikë nga Manchester City i vendit të dytë. Nga ana tjetër, Luton mbetet në vendin e 18 me 20 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco