Zikaltërit vendosin rekord në Evropë, ja skuadrat që kanë më shumë ndeshje pa pësuar gol

Zikaltërit vendosin rekord në Evropë, ja skuadrat që kanë më shumë ndeshje pa pësuar gol

17:24, 21/02/2024

 

Interi po tregon një formë shumë të mirë këtë sezon në të gjitha kompeticionet dhe duket se mbrojtja është pika më e fortë e skuadrës së Inzaghit.

Askush nuk e ka mbajtur portën të paprekur më shpesh se zikaltërit këtë sezon në të gjitha kompeticionet në 5 kampionatet më të rëndësishme evropiane. Madje mbrëmjen e djeshme Atletico e Madridit nuk ka arritur asnjë goditje në portë në ndeshjen e Champions League. 9 fitoret radhazi (rekord për Inzaghin) dhe statistikat tregojnë forcën e një  Interi që po ecën shumë fort.

Një tjetër ndeshje pa pësuar gol, hera e gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit të luajtura. Interi, në fakt, është skuadra që ka mbajtur portën e paprekur më shumë herë këtë sezon në pesë ligat më të mira evropiane në të gjitha kompeticionet.

Renditja e skuadrave që kanë më shumë ndeshje pa pësuar gol këtë sezon:

INTER             21 (në 34 ndeshje)

Lille                        19 (33)

Real Sociedad    19 (38)

Athletic Bilbao   16 (31)

Leverkseun        15 (32)

Real Madrid        15 (36)

Nice                       14 (25)

Atalanta               14 (32)

Psg                         14 (33)

Arsenal                 14 (35)

Juventus              13 (27)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco