Bayerni vendos se kur do të largohet trajneri Thomas Tuchel

Bayerni vendos se kur do të largohet trajneri Thomas Tuchel

10:54, 21/02/2024

Bayern Munchen ka vendosur t’i ndajë rrugët me trajnerin Thomas Tuchel në fund të këtij sezoni.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg nga “Sky Germany”, gjiganti bavarez ka arritur marrëveshje me trajnerin gjerman për t’u ndarë gjatë verës që vjen.

Kampioni aktual gjerman pritet ta bëjë zyrtar vendimin në ditët në vazhdim para se të nisë kërkimi i tyre për trajner të ri.

Trajneri aktual i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, dhe ai i Liverpoolit, Jurgen Klopp, janë në mesin e kandidatëve për t’u bërë trajnerë në “Allianz Arena”.

Bayerni po kalon një sezon nën nivelin e asaj që jemi mësuar ta shohim dhe që do të donin bavarezët.

Ata pësuan tre humbje radhazi së fundmi, nga Leverkuseni dhe Bochum në Bundesligë, ku iu zbehën shanset për titull, dhe nga Lazio në sfidën e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco