Lautaro Martinez: Jemi pjekur shumë si ekip, objektivi kryesor mbetet...

Lautaro Martinez: Jemi pjekur shumë si ekip, objektivi kryesor mbetet...

10:32, 21/02/2024

Lautaro Martinez nuk e gjeti golin ndaj Atletico Madridit, por u përfshi në aksionin që çoi në avantazhin 1-0 të Arnautovic: “Pashë Dumfries në të djathtë, mund t’i kisha pasuar atij. Pastaj e nisa topin te Marko, që shënoi dhe të gjithë u gëzuam së bashku”.

Interi po konfirmohet si një skuadër e nivelit të lartë: “Pas finales së sezonit të kaluar jemi pjekur shumë, dimë të menaxhojmë ndeshjet dhe momentet. Kemi ndryshuar shumë dhe nuk është e lehtë të bëjmë atë që po bëjmë. Lojtarët e rinj janë integruar mirë. Duhet të vazhdojmë kështu, titulli i Serie A është objektivi i parë.

Goli? Nëse shënoj apo jo nuk ka shumë rëndësi, e rëndësishme është që Interi të fitojë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco