Manchester United përgatit ofertën e jashtëzakonshme për Vinicius

Manchester United përgatit ofertën e jashtëzakonshme për Vinicius

09:31, 21/02/2024

Tani që skuadra e Real Madridit ka siguruar Kylian Mbappe për vitin e ardhshëm, janë të shumtë ata që pyesin se si do të jetë bashkëjetesa me yjet e tjerë të skuadrës “los blancos”.

Madje ka nga ata që thonë se 23-vjeçari brazilian, Vinicius Junior, mund të lërë Madridin.

Sipas asaj që raporton “Le10Sport”, skuadra e Manchester United synon të bëjë përpjekjet maksimale për të kryer një propozim marramendës për Vinicius.

Një ofertë që do të arrinte në 200 milionë euro për anësorin brazilian, që ka një kontratë deri në vitin 2027 me Real Madridin.

Me shumë gjasa, skuadra madrilene do të refuzojë çdo ofertë për Vinicius, por anglezët do të përpiqen.

Real Madrid do të përpiqet t’i mbajë të gjithë këta yje, si Jude Bellingham, Rodrygo dhe Vinicius Junior, por sigurisht që ndonjë mund të tërhiqet nga shumë klube europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco