Sacchi shpjegon krizën e Juventusit: Fitoret pa meritë nuk të çojnë larg

Sacchi shpjegon krizën e Juventusit: Fitoret pa meritë nuk të çojnë larg

10:47, 20/02/2024

Në një intervistë për “La Stampa”, Arrigo Sacchi foli për arsyet që e sollën Juventusin nga +1 pikë ndaj Interit disa javë më parë në -9 pikë aktualisht, me një ndeshje më shumë se zikaltrit.

Nga e përgjithshmja te më specifikja; cili është mendimi juaj për ngadalësimin e papritur të Juventusit?

Nuk them se e prisja, por ishte e mundur që të ndodhte. Te Juventusi nuk pashë shkëlqim, bukuri, risi. Vetëm kaq mjafton në Itali, nëse fiton, je i mirë në çdo drejtim. Fakti është se ne jemi një komb taktikash, në të gjithë sektorët e jetës, jo vetëm në trajning. Pak a shumë, le të vazhdojmë me truket e zgjuara. Allegri është një trajner i mirë taktik, një kategori që tenton të imponohet duke ndëshkuar gabimet e kundërshtarit. Në vend të kësaj, strategu e kërkon suksesin përmes strategjisë së tij. Më shqetëson, fitorja pa meritë nuk është fitore.

Pse, pasi mbajti ritmin me Interin për një kohë të gjatë, drita e Juventusit u shua papritur?

Nuk ka kurrë vetëm një arsye, çdo krizë ndikohet nga një sërë komponentësh. Disa lojtarë, të mashtruar nga rezultatet, mund të kenë humbur përqendrimin, dikush mund të jetë ndjerë i zbrazët përballë arratisjes së Interit, dikush thjesht pësoi një rënie fizike. Juventusi ndoshta e ka humbur atë keqdashje që kishte, nuk po e kompenson dot më mungesën e ideve.

A mendoni se po paguhet edhe çmimi i mungesës së përvojës?

Juventusi ka meritën e lançimit të shumë lojtarëve të rinj, që kanë sjellë freski dhe shkëlqim. Megjithatë, të rinjtë duhet të mbështeten gjithmonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco