Brehme u shua papritur/ Telefonata në urgjencë erdhi në orën 23:30

Brehme u shua papritur/ Telefonata në urgjencë erdhi në orën 23:30

10:30, 20/02/2024

BILD

Gjermania e futbollit ka humbur një kampion bote...

Ka vdekur njeriu që na ndihmoi të fitojmë Kupën e Botës një finalen e vitit 1990 kundër Argjentinës në Romë!

Andy Brehme, 63 vjeç, vdiq nga një arrest kardiak në Mynin natën duke u gdhirë e marta.

Sipas informacioneve të BILD, telefonata në urgjencë është bërë mbrëmjen e të hënës në orën 23:30.

Brehme u pranua në dhomën e urgjencave në klinikën Ziemssenstrasse pranë banesës së tij. Ai u risoll në jetë rrugës për në spital- por çdo ndihmë erdhi shumë vonë për të.

Partnerja e tij, Susanne Schaefer, tha: “Me pikëllim të thellë njoftoj në emër të familjes se partneri im, Andreas Brehme, vdiq papritur sonte si pasojë e një arresti kardiak. Ne ju kërkojmë të respektoni privatësinë tonë dhe të përmbaheni nga bërja e pyetjeve gjatë kësaj kohe të vështirë”.

I lindur në Hamburg, Brehme luajti për Saarbruecken, Kaiserslautern (ku më vonë ishte edhe trajner), FC Bayern, Inter Milan dhe Real Zaragoza. Ai luajti 86 ndeshje ndërkombëtare dhe shënoi 8 gola.

Në fillim të këtij viti, ai u prek thellë nga humbja e mikut dhe mentorit të tij, Franz Beckenbauer. Tani Brehme ndërroi jetë vetëm 44 ditë pas perandorit.

Brehme lë pas partneren dhe dy djem të rritur nga martesa me Pilarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco