Vdes Andreas Brehme, futbollisti që shënoi golin e fitores së Gjermanisë në finalen e Botërorit 1990

Vdes Andreas Brehme, futbollisti që shënoi golin e fitores së Gjermanisë në finalen e Botërorit 1990

09:34, 20/02/2024

Gjermania e futbollit ka humbur një kampion bote.

Ka vdekur njeriu që ndihmoi të fitojë Kupën e Botës në finalen e vitit 1990 kundër Argjentinës në Romë, Andreas Brehme.

Kampioni i botës duket se ka ndërruar jetë nga arresti kardiak.

Andy Brehme (63 vjeç) vdiq në Mynih, me sa duket nga një arrest kardiak.

Image

Brehme u pranua në dhomën e urgjencës në klinikën në Ziemssenstrasse pranë banesës së tij, por çdo ndihmë erdhi shumë vonë për të.

Në finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës, Brehme e shndërroi në gol penalltinë me të djathtën, duke i dhuruar Gjermanisë Kupën e Botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco