Luis Suarez: Reali nuk më mori sepse kafshova Kielinin

Luis Suarez: Reali nuk më mori sepse kafshova Kielinin

11:31, 19/02/2024

Luis Suarez ishte shumë pranë transferimit te Realit të Madridit në vitin 2014.

Diçka që tashmë ishte shumë e përfolur në atë kohë dhe që tani, vetë sulmuesi e ka konfirmuar në një intervistë në “La Mesa”.

“Përfaqësuesi im foli me Real Madridin përpara Kupës së Botës 2014. Reali donte të nënshkruante me mua dhe gjithçka po shkonte në drejtimin e duhur. Ata po mendonin për shitjen e Benzemasë tek Arsenali, dukej se ishte gjithçka e bërë”, tha Suarez.

Më pas uruguaiani ka shpjeguar se përse gjithçka mbeti thjesht një ëndërr.

“Kur filloi Kupa e Botës, Barça u fut në garë dhe padyshim që unë preferova Barçën. Me situatën e kafshimit të Kielinit, interesi i Madridit u ul, dhe Barça u interesua më shumë. Në fund i kisha të dyja opsionet dhe zgjodha Barçën, sepse ishte ëndrra ime”, deklaroi sulmuesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco